Home Lajme Qeveria ndau vetëm 10 euro për kokë banori për Rahovec, Latifi thotë se ai ia merr qeverisë projektet edhe me zor

Qeveria ndau vetëm 10 euro për kokë banori për Rahovec, Latifi thotë se ai ia merr qeverisë projektet edhe me zor

0
Qeveria ndau vetëm 10 euro për kokë banori për Rahovec, Latifi thotë se ai ia merr qeverisë projektet edhe me zor

Qeveria e Kosovës ia ka ndarë Rahovecit 10 euro për kokë banori.

Për këtë, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në Euro n’t7, ka thënë se ia merr qeverisë projektet me zor.

“Jam njëri prej njerëzve me përvojë në komunë dhe ua marr me zor [projektet] sepse është ni projekt për një qendër për kulturë, rini dhe art që MKRS e ka mbështet me 2 milionë e gjysmë, ajo kushton 3 milionë por masi ia ka hjek stadiumin ne Rahovec, stadiumin në Krushe, në Ratkoc dhe palestrë e sporteve në Krushë të Madhe”, tha ai.

Latifi u pyet se si i merr me zor projektet.

“Ne i bombardojmë me shkresa, me presion, direkt, institucional, publik, medial por edhe me shkresa zyrtare, ani pse ata nuk përgjigjen”, shtoi ai.

Exit mobile version