Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata në Lindjen e Mesme dhe mbi 1.6 milion për Ringjalljen Ekonomike

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës, ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje elektronike ku ka marrë disa vendime.

Gjatë kësaj mbledhjeje, ndër tjerash është miratuar kërkesa e MPJD’së për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, përcjell Express.

Po ashtu, është bërë ndarja e e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,000.00€ për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Komunikata:

Mbledhja e katërt e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë, 13 mars 2026

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:

Kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,000.00€ për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Autorizimin e Ministrit që t’i aprovojë transferet nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër për shumat individuale deri në 40,000€.

Ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 370,000.00€ për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).

Propozimin e Ministrisë së Financave për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me KfW për programin në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit