Home Lajme Qeveria ndan 3 milionë euro për “rehabilitimin e rrugëve rajonale”

Qeveria ndan 3 milionë euro për “rehabilitimin e rrugëve rajonale”

0
Qeveria ndan 3 milionë euro për “rehabilitimin e rrugëve rajonale”

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 3 milionë euro shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur në mënyrë elektronike të premten.

Në këtë mbledhje po ashtu është miratuar vendimi për të kërkuar autorizimin nga Presidentja e vendit për nënshkrimin e kredisë në projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”.

“Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfW, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”.

Ndarë 3 milionë euro shtesë për Projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale””, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Exit mobile version