9.2 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Qeveria miraton nismën për avancim raportesh me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në mbledhjen e Qeverisë, Kosova do të përfaqësohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe SHBA-ja nga Departamenti i Mbrojtjes.

Ai ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të dyja palët të angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarake.

“Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllimet e integrimit më të gjerë euroatlantik, cenimit të kërcënimeve për sigurinë, rritjen e ndërveprueshmërisë gjithmonë duke u mbështetur në partneritetin e fortë ekzistues në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit