16.5 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Qeveria miraton listën e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen elektronike, në të cilën ka:

–       Miratuar listën e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si në vijim:


o   Habib Basholli;

o   Nasuf Mjekiqi;

o   Bahri Karaça;

o   Avdi Mjeku;

o   Hasan Preteni;

o   Kaltrinë Demiri.

 

–       Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumë prej 10 milionë euro për Projektin  “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit”, nga fondet e huamarrjes klauzola e investimeve. Rritja e kufirit të shpenzimeve bëhet për mbulimin e obligimeve të projektit nga Kredia me Bankën Evropiane për Investime dhe nuk ndikon në tejkalimin e kufirit të deficitit sipas rregullës fiskale.

Të ngjashme

Të fundit