Me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve sot u miratua Rregullorja për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit dhe Njohjes së Statusit dhe të Drejtave të Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, e ku ndër të tjera, personave me lëndime me pasoja të përhershme, ju njihet e drejta për kompensim, për kujdestar personal, si dhe kur është e aplikueshme ju mbulohet shpenzimi për plagët dekubitare, në mënyrë të përhershme.
Përmirësohet llogaridhënia në vlerësimet e bëra nga ana e komisioneve, përmes themelimit të ekipit profesional që do të kenë kontratë me Ministrinë për dallim nga komisionet që në të kaluarën themeloheshin aty për aty.
Thjeshtëzohet vlerësimi, i cili tash mund të realizohet në mënyrë më të shpejtë duke evituar procedurat burokratike.
Evitohen rivlerësimet të cilat shkaktonin që personat paraplegjikë dhe paraplegjikë, të dilnin nga skema si rrjedhojë e vonesave në rivlerësim.
Mundësohet realizimi i vlerësimit në shtëpi nga ekipet e terrenit në rastet kur personi e ka të pamundur për shkak të gjendjes së tij, të paraqitet fizikisht, madje, në rastet kur dokumentacioni mjekësor është i mjaftueshëm, personi nuk do të paraqitet fizikisht fare për vlerësim.
Përveç nevojave shëndetësore të personave, do të vlerësohet mundësia për përshtatje në shoqëri, dhe do të mbështetet rehabilitimi si dhe punësimi i personave.
Adresohen kërkesat, vërejtjet dhe mangësitë e adresuara nga palët e interesit.
Show quoted text