-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Qeveria merr vendim sërish për ta “kontrolluar” çmimin e karburantëve

- Advertisement -

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar unanimisht plotësim-ndryshimet e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve tjera.

Në fjalën e tij para ministrave, kryeministri Kurti lexoi këtë pikë për “plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ numër 03/ 2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse, ky plotësim ndryshim vije si vazhdimësi e masave mbrojtëse për konsumatorët dhe operatorët ekonomik të rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës”.

Ndërsa, në fjalën e saj, para se të hidhej në votim kjo pikë, ministrja Rozeta Hajdari i rekomandoi Qeverisë që të miratojë plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve.

Ajo tha se përcaktimi i rregullimit të çmimit maksimal ishte në fuqi deri më 24 korrik 2022.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit