Home Lajme Qeveria merr vendim për përkrahje direkte për komunitetet pakicë

Qeveria merr vendim për përkrahje direkte për komunitetet pakicë

0
Qeveria merr vendim për përkrahje direkte për komunitetet pakicë

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilja Redžepi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se është miratuar vendimi për përkrahje direkte për komunitetet pakicë.

“Ky është vendim që e kemi kërkuar disa muaj. Kjo është hera e parë që ndonjë qeveri ndikon në prosperitetin e pakicave. Deri më tani ka qenë praktika që të ndihmohet vetëm me ndërtim, ku edhe shumë milionë janë keqpërdorur dhe nuk kanë shkuar atu ku duhet. Tani kemi një pako për të gjitha komunitetet”, ka thënë ajo.

Ajo ndër tjerash tha se më këtë dëshmuan se Republika e Kosovës është e aftë dhe dëshiron të pranojë secilin qytetarë të vendit.

Ndërsa, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić tha se është hera e parë që ky vendim është marrë.

Ai falënderoi ministrin e Financave dhe Kryeministrin të cilët pranuan kërkesat e tyre dhe sot i miratuan.

“Kemi nevojë për zhvillim ekonomik. Kemi shkuar një hap më parë dhe qëllimi ynë është stabilizimi. Një thënie japoneze thotë: mos i jepni dikujt një peshk por mësojeni të peshkojë”, tha ai.

Exit mobile version