4.2 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Qeveria mban mbledhje, merr këto vendime

- Advertisement -

 

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka:

  • Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017, pjesa e parë.

 

  • Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018.

 

  • Miratuar kërkesën e Shoqatës Animals Kosovo për mbështetje financiare në vlerë prej 5 mijë euro për trajtimin e problematikës së qenve të pastrehë në Kosovë.

 

  • Emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, me këtë përbërje:

o   Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, kryesues;

o   Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

o   Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;

o   Ardiana Krapi, U.D. Udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; dhe

o   Agon Haxhikadrija, Ekspert i jashtëm, anëtar.

 

  • Emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor i Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional, me këtë përbërje:

o   Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;

o   Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

o   Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar;

o   Ardiana Krapi, U.D. Udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;

o   Agon Haxhikadrija, Ekspert i jashtëm, anëtar.

 

  • Miratuar Programin Kombëtar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023-2027.
  • Aprovuar rekomandimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/54 të datës 30.12.2020 për dhënien e Statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues “Cicavica Wind Farm 1 L.L.C ” .

 

  • Caktuar Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.A. në kuadër të funksionit të Operatorit të Tregut si subjekt përgjegjës për ushtrimin e kompetencave të Operatorit të Energjisë së Ripërtërishme (OER).

 

  • Dhënë pëlqimin për këmbim të parcelave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Rahovecit, me qëllim të realizimin e projektit solar 100 MW në Komunën e Rahovecit, pa ndryshuar totalin e sipërfaqeve të pjesëve të parcelave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit