Qeveria e Kosovës i ka ndarë 16,880.00 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Kështu ka njoftuar Qeveria përmes një njoftimi për media.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 16,880.00 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese”, thuhet në njoftim, transmeton Scanner.