Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka:
– Ndarë mjete financiare në shumë prej 10,000€ (dhjetë mijë euro) me qëllim të promovimit të vendit, për Organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, për edicionin e 10-të të Konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”, e cila do të mbahet më 24 – 26 tetor 2025 në FIEK, Prishtinë.
– Aprovuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.






