-2.1 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Qeveria maqedonase shpreh keqardhje për incidentin me presidenten Osmani, paralajmërojnë masa që të shmangen situatat e tilla

- Advertisement -

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shprehur keqardhje për incidentin që ndodhi dje në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.

Në reagimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme.

Pas analizimit të të dhënave të mbledhura, thonë se do të ndërmerren masat e nevojshme që të shmangen situate të tilla.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës ruajnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, pa çështje të hapura dhe me dialog të ndershëm dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Në këtë kontekst, shprehim keqardhjen tonë për keqkuptimet e ndodhura gjatë udhëtimit të djeshëm të Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar në Shkup. Theksojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme. Pas një analize adekuate të të dhënave të mbledhura në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha aktivitetet dhe masat e nevojshme, me qëllim kryesor shmangien e dukurive dhe situatave të tilla apo të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në reagim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës sot ka paraqitur notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, lidhur me incidentin.

MPJD ka kërkuar kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident.

“Njëkohësisht, është kërkuar që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se Osmani u ballafaqua me një trajtim të papërshtatshëm dhe të kundërligjshëm nga ana e pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit.

“Në lidhje me këtë incident, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë mbrëmë menjëherë pas incidentit dhe po ashtu edhe sot, duke kërkuar sqarime në lidhje me rastin. Gjithashtu, Ministrja Gërvalla ka realizuar sot një takim në MPJ me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Arben Fetai, me të cilin kanë diskutuar rreth incidentit në fjalë dhe nevojën e ndermarrjes së veprimeve të shpejta institucionale”, theksohet në njoftim.

Presidenca e Kosovës i ka quajtur të papranueshme deklarimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë lidhur me këtë incident. Situata e djeshme, Presidenca ka thënë se nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident.

Në reagimin e Presidencës thuhet se në vend të kërkimfaljes, MPB e Maqedonisë së Veriut ka arsyetuar në tërësi kërkesën e sigurimit të aeroportit për ta marrë dhe për ta vendosur në skaner telefonin personal të Presidentes së Republikës së Kosovës, i cili përdoret nga kreu i shtetit edhe për komunikime zyrtare për çështje të sigurisë nacionale, shkruan Reporteri.net.

“Në fakt sot edhe a Aeroporti i Shkupit, por edhe vet MPB e Maqedonisë pranuan se urdhëri ishte dhënë nga MPB e Maqedonisë së Veriut për një kontrollë të tillë, i cili bie ndesh në tërësi me rregullat e trajtimit të krerëve të shtetit sipas praktikave diplomatike”, thuhet në reagim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit