1.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Qeveria Kurti mund të bëhet “mollë sherri” për shtrejntimin e mëtutjeshëm të faturave të rrymës

- Advertisement -

KESCO ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale, ka njoftuar ZRRE-ja të martën. Këtë kërkesë, nga KESCO e kanë arsyetuar si mbulim të mungesës së subvencionimit prej 90-milionë eurove nga Qeveria.

Në aplikacionin e ndarë nga ZRRE-ja, KESCO ka thënë se kostot nuk po mbulohen përmes tarifave dhe subvencionit të zotuar nga Qeveria.

“Sipas FSHU-së, vlera e subvencionit për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 ka tejkaluar shumën prej 32.8 milion euro. Vetëm mungesa e mos-disbursimit të subvencionit tejkalon pragun e materialitetit prej 5% ashtu siç parashihet në nenin 11 të Rregullës për të Hyrat e FSHU-së. Rregullatori në propozimin përfundimtar për tarifat e energjisë elektrike me pakicë kishte marrë parasysh alokimin e subvencionit shtesë prej 10 milion euro sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/55 të datës 21.01.2022, si dhe vendimin Nr. 01/60 të datës 05.02.2022, për subvencionimin e energjisë në vlerë prej 90 milion euro”, thuhet në njoftim të ZRRE-së.

Përpara gjashtë muajsh, Qeveria e Kosovës u pati zotuar për ndarjen e 90-milionë eurove, për zbutjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike.

Për shtrejntim të energjisë elektrike në rast të mos-subvencionimit nga ana e Qeverisë patën paralajmëruar edhe nga ana e ZRRE-së.

Qeveria së fundmi është kritikuar nga opozita lidhur me çështjen e menaxhimit të energjisë elektrike. LDK në një konferencë për media të ftuar javën e kaluar ka kërkuar që, mes tjerash, qeveria ta bëjë remontin e të gjitha blloqeve të KEK-ut, si dhe ta largojë TVSH-në në fatura.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit