6.5 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Qeveria Kurti mbyll sytë për ministrat e zyrtarët e akuzuar e hetuar

- Advertisement -

Përveç si i dyshuar për keqpërdorim me rezerva shtetërore, procesi deri tek emërimi i Irfan Lipovicës në pozitën e drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë së Akreditimit, në MINT po del të jetë shoqëruar me parregullsi.

Organizata të shoqërisë civile në Kosovë, kanë kërkuar anulimin e vendimit të qeverisë, për emërimin e tij për shkak të shkeljes së Ligjit për Zyrtarët Publikë nga ana e Ministrisë, duke përfshirë në listën e ngushtë kandidatë që nuk i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpalljen e konkursit.

“Qysh në nëntor të vitit të kaluar ne kemi reaguar që ky proces të anulohet sepse nuk ishte zhvilluar sipas Ligjit për zyrtarët publik, duke qenë se as atëherë ministria nuk ndërmorri ndonjë hap për anulimin e konkursit dje pam që qeveria procedoi tutje të emërimit të z.Lipovica dhe prap ne sot e vlerësuam se ky vendim është i kundërligjshëm… Ky është një shembull se si po vazhdohet ekzekutivi të merr vendime dhe të emëroj persona duke mos respektuar legjislacionin në fuqi”, ka thënë Liridon Salihu nga GLPS.

Paraqitjet në polici e prokurori, të zyrtarëve të qeverisë ishin të shpeshta gjatë mandatit 4 vjecar të qeverisë Kurti, por asnjëri prej tyre nuk u pezullua nga puna.

Ndonëse jo për korrupsion, së fundmi Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”.

As në këtë rast ekzekutivi nuk ndërmori ndonjë veprim, derisa nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se do duhej pezulluar për shkak të ruajtjes së integritetit të qeverisë.

“Për të garantuar intergritetin e kabinetit të qeverisë por edhe qeverisë në tërësi  do të duhej që për të gjitha këto raste ku eksponentë antarë të qeverisë, qoftë ministra apo zyrtarë të lartë të qeverisë dyshohen apo akuzohen për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare do duhej që qeveria të merrte masa ose ti pezullonte apo ti shkarkonte nga pozita”, ka thënë Vullnet Bugaqki nga KDI.

Aktakuzën e ngritur ndaj ministrit Damka, e kanë mirëpritur nga pala e dëmtuar, por e vlerësojnë të paprecedentë heshtjën e ekzekutivit.

“Është një rast i paprecedentë sepse Qeveria Kurti nuk e ka shkarkuar nga detyra pasi që ministri duke e ditur që ka aktakuzë në mbledhje të qeverisë del dhe mban fjalim dhe konsiderojë që është cenim i të drejtave dhe ministri tenton të ndikojë në drejtësi”, ka thënë Gent Gjini, avokati i Arda Malokut.

Megjithatë ka raste kur personat e arrestuar nën dyshime për vepra penale të keqpërdorimit të pozitives zyrtarë janë pezulluar nga puna.

Së fundi, kjo ka ndodhur kur bordi i Drejtorëve i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, ka marrë vendim për ta larguar përkohësisht nga puna kryeshefin ekzekutiv Hasan Krasniqin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit