Home Lajme Qeveria Kurti i përgjigjet Vuçiqit rreth “Shqipërisë së Madhe”: Na akuzon kot, niset nga vetja e tij

Qeveria Kurti i përgjigjet Vuçiqit rreth “Shqipërisë së Madhe”: Na akuzon kot, niset nga vetja e tij

0
Qeveria Kurti i përgjigjet Vuçiqit rreth “Shqipërisë së Madhe”: Na akuzon kot, niset nga vetja e tij

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoni të Veriut, u kritikua goxha ashpër nga shteti maqedonas, opozita kosovare e analistë të ndryshëm.

Por për këtë temë kishte reaguar edhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, i cili pretendoi se Kurti shkoi atje me idenë e Shqipërisë së Madhe.

Në lidhje me këtë akuzë, ka folur edhe Qeveria Kurti. Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, Vuçiqi po e akuzon kot Kosovën.

“Vizita e Kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut u bë me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e ri-emërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të rrugës që lidhë fshatin Vicë me fshatin Sellcë. Në mes të muajit qershor, po ashtu me ftesë kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në Forumin e Prespës, në Strugë, në kuadër të së cilit ai kishte zhvilluar takime edhe me zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkaq që sa i përket nivelit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne kujtomë që dy qeveritë për të herë të parë kishin mbajtur një mbledhje të përbashkët në shtator të vitit 2021, si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe interesave të përbashkëta. Komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt. Siç duket Vuçiq është nisur nga vetja e tij, insistimi në Serbi të Madhe edhe pas katër luftërave të humbura me emrin Bota serbe, dhe na akuzon neve kot”, – i tha Kryeziu RTV Dukagjinit.

Exit mobile version