7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Qeveria Kurti emëroi ish-kandidatin e VV-së në bordin e Trepçës

- Advertisement -

Qeveria Kurti erdhi në pushtet me premtimin se do të kishte transparencë dhe meritokraci në çdo konkurs publik.

Sot kryeministri bëri thirrje kinse të ekspertëve për aplikim në bordet nëpër ndërmarrjet publike.

Mirëpo gjendja është krejt ndryshe, pasi në shumicën e bordeve nëpër ndërmarrje publike janë emëruar njerëz që kanë lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu ndodhi edhe sot me bordin e Trepçës, ku shumica e të emëruarëve janë të lidhur me subjektin politik Vetëvendosje.

Njëri nga të emëruarit është edhe ish kandidat i VV-së për asamblenë komunale në Mitrovicë, Bujar Bilalli.

“Jepi zë” ka siguar listën e kandidatëve për zgjedhjet komunale, ku figuron edhe emri i Bilallit, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe këtë bord e kundërshtoi sot edhe ministri mitrovicas, Faton Peci, pasi abstenoi nga votimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit