Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka futur rrënjët edhe në bordin e kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”, shkruan Gazeta Insajderi.
Kryeministri Albin Kurti prezantoi në mbledhjen e Qeverisë emrat e kryesuesit dhe anëtarëve të bordit të KRU Gjakova. Ndër emrat si anëtar i bordit është edhe Jeton Haxhijaha.
Jeton Haxhijaha është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec. Ai shihet nën shoqërimin e deputetit të Vetëvendosjes dhe ish- kandidatit për krytar të Rahovecit nga kjo parti, Visar Korenica.
Kryeministri Kurti sot në Mbledhje të Qeverisë, përpos Jeton Haxhijahaj njoftoi edhe për emrat e anëtarëve të tjerë të bordit si dhe kryesuesit.
“Për drejtor të bordit të ndërmarrjes publike KRU Gjakova, propozoj të emërohen këta kandidatë: Urim Gashi, kryesues; Arianeta Nura, anëtare; Vildane Maloku, anëtare dhe Jeton Haxhijaha, anëtar”, tha ai.