Shefi i GP i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se projekti i Gazsjellësit Amerikan është i domosdoshëm.
Tahiri ka thënë se shtetet që janë bërë pjesë e këtij projeki por përfitojnë edhe në aspektin e sigurisë edhe në atë të energjisë.
Tahirika thënë se Kosova nuk guxon të mbetet e izoluar në këto aspekte.
Tutje, Tahiri ka thënë se Koosva duhet ta zë hapin e fundit për këtë projekt.
Statusi i tij i plotë:
“Gazsjellësi Amerikan i domosdoshëm për Kosovën!
Tashmë kur gazsjellësi Trans-Atlantik (TAP), ka nisur transportimet e para të gazit, shtetet që janë pjesë e saj, jo vetëm se po sigurojnë burime energjie, por para së gjithash, po rrisin sigurinë nacionale.
Kosova, përkundër përpjekjeve paraprake, me hezitimin dhe paqartësinë nuk guxon të mbete e izoluar në aspektin e energjisë por edhe sigurisë.
Tashmë, projekti i ri i gazsjellësit Amerikan, duhet të qartësohet me urgjencë, që ta zëmë hapin e fundit për t’i dhënë vendit siguri energjetike dhe jo vetëm, por edhe të marrim vendime të guximshme për shtetin dhe gjeneratat”, ka shkruar Tahiri.
Kujtojmë se Qeveria Kurti e ka refuzuar projektin e Gazsjellësit Amerikan pavarësisht se i njejti është përkrahur nga opozita dhe nga shumica e shoqërisë civile.