-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Qeveria kalon Byronë pa konsultime publike, vlerësohet si devijim dhe shkelje e procedurave

- Advertisement -

Si e papranueshme po vlerësohet kalimi në Qeveri i projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pa kaluar paraprakisht fazën e konsultimeve publike. Nga shoqëria civile, kjo po shihet si shkelje e procedurave dhe si mungesë e transparencës.

Disa javë pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese,Qeveria miratoi projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Këtë hap projektligji që llogaritet si më i rëndësishmi në reformën për drejtësi, e kaloi duke anashkaluar hapa tjerë procedural.

Përmbajtja e këtij projektligji nuk u vendos fare në konsultime publike, gjë që konsiderohet si shkelje e procedurës.

“Kemi shprehur shqetësimin tonë që miratimi i këtij projetkligjit nuk është përcjellur me zbatimin e procedurave të duhura sa i përket respektimit të fazës së konsultimit publik. Kjo meqenëse Gjykata Kushtetuese këtë projetkligj veçse e kishte shpallur në tërësi të pavlefshëm, i bie që komplet procesi i ridraftimit ose i rishkrimit të këtij projektligji të përcillej me procedura të rregullta dhe me procedura standarde të miratimit të një akti ligjor”, ka thënë Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Veprimi i tillë nga ana e ekzekutivit, shihet si reflektim i mungesës së transparencës.

“Duke e devijuar këtë procedurë, kjo është për keqardhje dhe e çuditshme se si ka vepruar Ministria e Drejtësisë në radhë të parë dhe Qeveria, që një ligj kaq të rëndësishëm mos ta dërgoj në konsultime publike. Sepse siç dihet konsultimet publike janë të domosdoshme për ta garantuar pjesëmarrjen dhe për të qenë sa më transparent. Dhe ky ligj kaq i rëndësishëm tejkalon një procedurë pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe grupet e tjera të interesit.”, shprehet Astrtit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ky projektligj në qershor të këtij viti u cilësua si i pavlefshëm në tërësi, ku sipas vendimit të Kushtetueses, katër nene të këtij ligji janë në kundërshtim me Kushtetutën, që përfshijnë fushëveprimin, përbërjen e komisionit mbikëqyrës dhe kompensimi, periudhën e verifikimit të pasurisë dhe procedurën në shkallë të parë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit