Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje në mbrëmje takoi Gjeneral Majorin turk, Özkan Ulutaş, i cili pritet të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it në Kosovë.
Të udhëhequr nga përkushtimi i njëjtë për paqe dhe siguri, Kryeministri Kurti tha se mezi pret që të punojnë dhe të angazhohen së bashku për qëllime dhe objektiva të përbashkëta, teksa i uroi mirëseardhje në Kosovë.