2.6 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Qeveria izraelite votoi zyrtarisht armëpushimin në Gaza

- Advertisement -

Qeveria izraelite ka ratifikuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, tha të shtunën zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, një ditë përpara fillimit të planifikuar të marrëveshjes.

Takimi i kabinetit qeveritar për ta votuar këtë marrëveshje zgjati më shumë se gjashtë orë dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas marrëveshjes, e kundërshtuar ashpër nga disa anëtarë të qeverisë, armëpushimi gjashtëjavor do të hyjë në fuqi të dielën.

Raportet e mediave thanë se 24 ministra në qeverinë e koalicionit të Netanyahut votuan pro marrëveshjes, ndërsa tetë e kundërshtuan atë.

Më 15 janar, Katari një nga vendet ndërmjetësuese njoftoi se Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për një armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza.

Në 42 ditët e para të marrëveshjes së armëpushimit që përbëhet nga 3 faza, do të lirohen 33 pengje izraelite.

Marrëveshja krahas mbërritjes së ndihmës humanitare për Rripin e Gazës në mënyrë gjithëpërfshirëse, përfshin edhe rikthimin në territoret e tyre për palestinezët e zhvendosur.

Detajet e fazës së dytë dhe të tretë do të shpallen sapo të përfundojë faza e parë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 46.788 palestinezë, përfshirë rreth 17.841 fëmijë dhe 12.298 gra, ndërsa janë plagosur 110.453 persona të tjerë. /TRTBallkan/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit