Qeveria iu ka ndarë para disa organizatave joqeveritare dhe disa mediave. Të hënën Zyra e Kryeministrit ka publikuar listën preliminare të përfituesve.
Gjithjes 33 organizata joqeveritare dhe 15 media do të marrin para nga Qeveria, që paraprakisht shpalli një thirrje publike në maj “për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Kosovë”.
“Leadership Development Association Albania”, “Demokraci dhe Diversitet” e “15 Shkurti”, janë organizatat e renditura lart në listën preliminare të përfituesve. Lista vijon me të tjera organizata shqiptare dhe serbe.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/lista-1.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/dy.png)
Ndërkaq “Paper Radio” dhe “RTV Besa” janë në krye të listës preliminare të mediave që do të përfitojnë nga Qeveria.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/mediiiiii.png)
OJQ-të që kanë aplikuar për t’u financuar nga Qeveria kanë të drejtë ankese me shkrim në Komisionin e Ankesave të Zyrës së Kryeministrit deri më 8 gusht.
Rezultatet nga lista paraprake shndërrohet në perfundimtare, pasi të jenë kryer të gjitha procedurat dhe afatet e parapara.
Lista e plotë: KETU