14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Qeveria italiane miraton marrëveshjen Rama – Meloni

- Advertisement -

Qeveria italiane i dha dritën jeshile pasditen e kësaj marte marrëveshjes së nënshkruar në 6 Nëntor në Romë mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe homologes së tij të Itali, Giorgia Meloni, për emigrantët.

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga mënyra se si do të ngrihet dhe funksionojë qendra e parë e pritjes në Shëngjin dhe ajo e akomodimit në Gjadër.

Siç dihet, të dyja strukturat do të ngrihen dhe administrohen nga qeveria italiane e cila do të mbulojë të gjitha shpenzimet. Kështu, emigrantët e shpëtuar në Mesdhe do të ngjiten në bordin e anijeve italiane dhe do të kalojnë filtrin e parë në Shëngjin ku do të tentohet identifikimi dhe më pas do të kryhet verifikimi për gjendjen shëndetësore.

Janë parashikuar rrugë të ndryshme kalimi për ata me sëmundje apo ata që do të duhet të qëndrojnë në paraburgim.

Mediat italiane shkruajnë se struktura e Gjadrit për emigrantët që do të presin përgjigje për azilin ose ata që nuk kanë të drejtë të hyjnë në Itali dhe që duhet të riatdhesohen do të ketë një sipërfaqe rreth 77 mijë metra katrore.

Aty do të ndërtohen 10 godina që do të presin maksimumi 3 mijë persona njëkohësisht. Zv.sekretari i qeverisë italiane Giovanbattista Fazzolari tha se emigrantët mund të qëndrojnë në Shqipëri edhe përtej 28 ditëve, por maksimumi i lejuar nga ligji italian është 18 muaj.

Brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, Italia do të duhet paguajë 16.5 milionë Euro ndaj Shqipërisë.

Qeveria italiane tentoi fillimisht të shmangte miratimin e marrëveshjes në parlament duke e konsideruar përditësim të një protokolli të miratuar që 5 vjet më parë, por pas kundërshtive të opozitës u ra dakord që drafti të kërkojë miratimin e të dyja dhomave.

Edhe Qeveria shqiptare e ka miratuar draftin nga ana e saj dhe e ka dërguar në parlament për t’u miratuar në seancën e 21 Dhjetorit./tvklan/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit