Home Lajme Qeveria i jep 100 hektarë për shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes, synon ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Qeveria i jep 100 hektarë për shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes, synon ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

0
Qeveria i jep 100 hektarë për shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes, synon ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

100 hektarë tokë i ka dhënë Qeveria e Kosovës për shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes për ngritje të kapaciteteve të FSK-së.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë, ku u theksua se hapësira është në Batllavë të Podujevës në pronësi të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se me ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve Ushtria e Kosovës po forcohet.

“Ushtrinë tonë po e rrisim dhe forcojmë, më shumë dinjitet, më shumë kushte, më shumë buxhet e më shumë armatim po i shtohet Forcës së Sigurisë së Kosovës … sot me datën e rënies së heroit Zahir Pajaziti, do të marrim vendim për dhënien në shfrytëzim të ushtrisë të pronës në Batllavë, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do të shfrytëzohen pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, përkatësisht pronës shoqërore ne Batllavë më sipërfaqe prej 100 hektarësh e cila do të vihet në shfrytëzim për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë sonë”, u shpreh Kurti.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se pronat e marra në shfrytëzim janë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe do të ndihmojnë në lehtësimin e arritjes së objektivave për investime afatgjate të FSK-së.

Exit mobile version