![Qeveria i bën thirrje Listës Serbe të mos iu bëj presion qytetarëve për ç’votimet në veri Qeveria i bën thirrje Listës Serbe të mos iu bëj presion qytetarëve për ç’votimet në veri](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/10/QEVERIA.jpg)
Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë ka thënë se Lista Serbe nuk duhet të iu bëj presion serbëve në lidhje me ç’votimin e kryetarëve që pritet të mbahet me 21 prill, për komunat veriore.
“Ai [votimi i 21 prillit] është rezultat i kërkesës dhe nënshkrimeve të mbledhura nga qytetarë të Republikës së Kosovës, banorë të këtyre katër komunave. Udhëzimi administrativ që parasheh mundësinë e largimit të kryetarëve të komunave, respekton vullnetin politik të qytetarëve”, tha Qeveria e Kosovës përmes një përgjigjeje dërguar Radios Evropa e Lirë.
Ndërkohë Lista Serbe ka bërë të ditur se do ta bojkotoj këtë proces.