13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Qeveria hungareze e rregulloi hartën ku e futi Kosovën me Serbinë, Hoxhaj ka një koment

- Advertisement -

Qeveria e Hungarisë dje në një publikim për fitoret e shteteve në Lojërat Olimpike, paraqitën një hartë dhe aty nuk figuronte harta e Kosovës, pasi e kishin vendosur si pjesë të Serbisë. Për këtë reagoi ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.

Por sot, harta u rregullua nga ana e Hungarisë.

“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i merituar i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe kështu do të qëndrojë. Paçit fat herën tjetër me gjeografinë.”, ka shkruar Hoxhaj, shkroi dje Enver Hoxhaj, pasi u bë publikimi me Kosovën si pjesë së Serbisë nga Qeveria e Hungarisë.

“Tani me ilustrimin korrekt. Urime Kosovës për medaljet e mira!”, ka shkruar Balazs Orban, i cili mban pozitën e Shefit të Kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili ishte ai që bëri publikimin i pari me hartën gabim dhe të cilit i reagoi Enver Hoxhaj në rrjetin social X.

Enver Hoxhaj, pas përmirësimit të publikimit, i falenderoi dhe e uroi Hungarinë për suksesin e madh në Lojërat Olimpike, të cilët morën 19 medalje olimpike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit