27.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Qeveria hesht përballë kërkesës së BE-së dhe ShBA-së për vazhdimin e dialogut për dinarin

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë vlerësuar se vazhdimi i dialogut për këtë çështje është i domosdoshëm.

Deri me tani askush prej qeverisë së Kosovës nuk e ka komentuar kërkesës e aleatëve perëndimorë.

Ndryshe nga Qeveria, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, shefja e shtetit ka bërë me dije se me emisarin evropian kanë diskutuar edhe për takimin e fundit në Bruksel.

Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në plaffiormen “X”.

Çka kërkuan BE-ja dhe SHBA?

Pas takimit të së martës, BE-ja dhe SHBA-ja kanë vlerësuar se vazhdimi i dialogut për këtë temë është çështje urgjente.

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se në takimin e parë shumë çështje politike kanë mbetur pa përgjigje.

Në llogarinë e tij në platformën “X”, ai kishte shkruar do të nevojiten takime tjera për këtë çështje.

“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë.”, kishte shkruar Lajçak.

Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një përgjigje për “Radion Evropa e Lirë”, DASH ka vlerësuar se bisedimet në Bruksel për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, “duhet të vazhdojnë me urgjencë”.

Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ishte thënë në përgjigjen e DASH-it.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar ta komentojë takimin e parë për dinarin.

As kryeministri Albin Kurti dhe as kryenegociatori Besnik Bislimi, që më herët kishin deklaruar se kjo çështje nuk do të diskutohet në Bruksel, nuk e kanë thënë asnjë fjalë për takimin e parë për çështjen e dinarit.

Të ngjashme

Të fundit