23.5 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

Qeveria hesht ndaj kritikave të aleatëve për politizim të operacionit humanitar të FSK-së në veri, flet veç “tellalli” i partisë

As Zyra e Kryeministrit dhe as Ministria e Mbrojtjes nuk e kanë marrë mundin t`i komentojnë shqetësimet e ambasadës gjermane, franceze dhe italiane.

I vetmi që ka reaguar ndaj këtyre kritikat ka qenë zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka vlerësuar se në fotografitë e publikua nga VV-ja nuk ka asnjë manipulim.

Në postimin e nxjerrë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me një fotografi/graf nuk ka asnjë manipulim. Fotografia e përdorur nga ne është marrë nga postimi i Ministrit të Mbrojtjes që është marrë nga mediumi Kallxo.Com. Në fotografitë dhe linqet më poshtë mund ta shihni qartazi që nuk ka asnjë manipulim dhe fotografitë janë të vërteta e lehtësisht të vërtetueshme”, ka shkruar ai, duke kërkuar nga ambasada gjermane që reagimet ti ketë të bazuar.

Është shumë me rëndësi që në epokën e lajmeve të rreme reagimet të jenë të bazuara në fakte dhe të vërtetën dhe jo të shtresëzohen mbi lajme të rreme. Në të vërtetë vet lajmi për manipulimin e fotografisë nga ana e VV-së është fake neës çka duhet se ju ka vendosur në lajthitje edhe vet juve”, ka shkruar Manxhuka.

Kritikat e ashpra të ambasadave

Pas përpjekjes së VV-së dhe zyrtarëve të saj për të politizuar një aksion humanitar të FSK-së, e cila kishte shkuar në veri për të nxjerr trupin e pajetë të mërgimtarit të mbytur në liqenin e Ujmanit, kanë reaguar ambasadat e disave vendeve mike të Kosovës.

Më i ashpri ka qenë reagimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Ambasada Gjermane është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar vendosjen e sotme të një ekipi të specializuar të Kërkimit dhe Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit – një operacion i lehtësuar nga KFOR-i në përputhje të plotë me mandatin e tij dhe i miratuar nga Komandanti i KFOR-it vetëm për qëllime humanitare. Humbja tragjike e jetës së një të riu duhet të jetë një moment pikëllimi kolektiv, jo një rast për pikëzim politik”, është thënë në reagim e ambasadës gjermane, duke e përmendur termin problematik të cekur nga VV-ja.

Deklaratat e aktorëve politikë që e paraqesin këtë mision si “operacioni i parë i FSK-së në veri të Kosovës” keqinterpretojnë qëllimin dhe frymën e vendosjes. Po aq shqetësuese janë akuzat për imazhe të manipuluara – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it – për të promovuar një narrativë mashtruese. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin publik dhe të shkëpusin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit”, është thënë në reagim.

Ambasada Gjermane përsërit mbështetjen e saj të plotë për KFOR-in dhe mandatin e tij, dhe shpreh vlerësim të sinqertë për të gjithë personelin e KFOR-it dhe FSK-së të përfshirë në përpjekjet e sotme të rimëkëmbjes. Profesionalizmi dhe bashkëpunimi i tyre i shërbejnë të mirës publike dhe shërbejnë si një kujtesë për atë që mund të arrihet kur institucionet punojnë së bashku në shërbim të dinjitetit njerëzor”, përfundon reagimi.

Kurse, ambasada e Francës ka lavdëruar mediat për raportimin e saktë.

Franca e mbështet plotësisht KFOR-in dhe Komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurimin e sigurisë për të gjithë. Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike. Po ashtu, i bëj nder mediave që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur nga Liqeni i Gazivodës.”, është thënë në reagimin e ambasadorit të Francës.

Narrativa e VV-së për të politizuar aksionin humanitar të FSK-së është kritikuar edhe nga ambasada italiane.

Madje, në reagimin e kësaj ambasade nuk është përmendur fare FSK-ja.

Duke iu referuar narrativës në lidhje me operacionet e djeshme të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit/Gazivodës, Ambasada e Italisë në Kosovë shpreh mbështetjen e saj të plotë për Misionin e KFOR-it dhe për Komandantin e KFOR-it, i cili veproi brenda kufijve të mandatit të tij, në rrethanat fatkeqe që e bënë të nevojshme ndërhyrjen e ekipit për arsye humanitare. Prandaj, Ambasada përsërit vlerësimin e saj të plotë për rolin pozitiv të luajtur prej kohësh nga misioni i KFOR-it në Kosovë”, është thënë në reagim e ambasadës italiane.

Të ngjashme

Të fundit