6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Qeveria gjermane miraton përdorimin e “kontrolluar” të kanabisit

- Advertisement -

Qeveria gjermane e ka miratuar të mërkurën projektligjin që parasheh legalizimin e blerjes dhe posedimit të kanabisit për qëllime argëtimi.

Legjislacioni do t’ua mundësonte të rriturve posedimin e 25 gramëve të kanabisit dhe rritjen e tri bimëve për përdorim personal.

Banorët e Gjermanisë, po, ashtu, do të mund t’iu bashkoheshin “klubeve të kanabisit” në deri 500 anëtarë, të cilët mund ta kultivojnë dhe shesin bimën.

Por, projektligji duhet të miratohet edhe nga deputetët e Parlamentit gjerman, të cilët kthehen nga pushimi veror më 4 shtator.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, e ka konsideruar projektligjin si “pikë kthese” në qasjen e Gjermanisë ndaj kanabisit.

Ai ka thënë në një konferencë për media se qasja më e relaksuar do ta zvogëlonte aktivitetin në tregun e zi, do ta ulte krimin e lidhur me drogën, dhe do të mundësonte konsumim të sigurt të marihuanës.

Edhe nëse miratohet nga deputetët, të miturve do t’iu ndalohet përdorimi, dhe Qeveria do ta nisë një fushatë duke paralajmëruar rreziqet shëndetësore për të miturit, në rast të përdorimit të bimës.

“Ne jemi duke prezantuar koncept të legjislacionit të kontrolluar. Ne duam ta kufizojmë konsumin dhe ta bëjmë atë më të sigurt”, u ka thënë ministri gazetarëve.

Legjislacioni i propozuar është projekt i Qeverisë së kryeministrit Olaf Scholz, i cili mund ta kthejë Gjermaninë në një prej vendeve më liberale në Evropë, sa u përket politikave të kanabisit. /REL/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit