Qeveria e Kosovës ende nuk ka filluar kompensimin e dëmeve nga vrshimet q janë shkaktuar në fillim të këtij viti. Vetëm në Mitrovicë vlera e këtij dëmi ka arritur deri në 9 milionë. E nga kjo Komunë thonë se nuk e dijnë arsyen pse nuk ka ndodhur ende ekzekutimi i mjeteve. Teksa tregojnë edhe për një tender që kanë shpallur së fundmi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.
Gjatë vërshimeve që ndodhën në janar të këtij viti, në qytetin e Mitrovicës u shënuan dëme të konsiderueshme në ekonomi familjare por edhe në biznese.
Vlera e këtij dëmi llogaritet të ketë qenë rreth nëntë milionë euro, por që kompensimi i tyre ende nuk ka filluar nga Qeveria e Kosovës.
Televizioni ka tentuar të marrë përgjigje nga ekzekutivi se kur do të fillojë ky kompensim, por që nuk ka pasur përgjigje.
Nga Komuna e Mitrovicës thonë se nuk janë në dijeni për arsyen e mosekzekutimit të mjeteve financiare, teksa tregojnë se i kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në këtë Komunë tregon edhe për tenderin që kanë hapur së fundmi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore në vlerë prej 400 mijë eurosh.
Dëme nga këto vërshimeve ka pasur edhe në komuna tjera si Skënderaj e Klinë.
Komuna më e prekur ka qenë ajo e Skënderajt, ku dëmet janë rreth 15 milionë euro dhe që është bërë kërkesa për kompensimin e tyre.