14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Qeveria ende pa arkiva për kategoritë e dala nga lufta

- Advertisement -

Janë bërë afër shtatë vite që kur Prokuroria Speciale ka konfiskuar arkivën e kategorive të dala nga lufta në Qeverinë e Kosovës.

Nga Zyra e Kryeministrit, në një përgjigje për tëvë1 kanë treguar se nuk janë në dijeni se kur pritet që kjo arkivë t’u rikthehet përkundër që kanë bërë kërkesa të vazhdueshme.

“Siç jeni të informuar edhe më parë, ne i jemi drejtuar PSRK-së lidhur me pranim-dorëzimin e arkivit të kategorive të dala nga lufta. Hera e fundit që ZÇKDL në kuadër të ZKM-së i është drejtuar PSRK-së, është muaji janar i vitit 2024. ZÇKDL nuk është në dijeni se pse nuk është duke u bërë një gjë e tillë dhe nuk kemi ndonjë informacion zyrtar nga Prokuroria lidhur me këtë çështje”, thuhet nga Zyra për Çështje të Kategorive të dala nga Lufta në Zyrën e Kryeministrit

Por,  vonesa të tilla po u shkaktojnë telashe në nxjerrje të vërtetimeve këtyre kategorive.

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës thotë se shumë anëtarë të familjeve të veteranëve që kanë ndërruar jetë, nuk po e gëzojnë këtë të drejtë.

“Edhe në vërtetimet që është dashtë t’ua lëshojë veteranëve të luftës, familjarëve të tyre, qoftë fëmijëve për studentë, fëmijëve që janë të liruar prej pagesave të semestrave, qoftë edhe bashkëshorteve të veteranëve që duhet ta gëzojnë beneficionet kur vdes veterani. Edhe në këto raste kjo Qeveri i ka maltretuar njerëzit dhe i ka lënë pa beneficione për shkak të një shkronje. P.sh merre me mend nuk i kanë dhënë dikujt vërtetim pse e ke Qirez me ‘Q’ të fortë e jo të butë, a një Qirez ekziston në krejt Kosovën”, tha Klinaku.

E nga Shoqata e Invalidëve të Luftës vlerësojnë se konfiskimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme nga Prokuroria.

Kryetari i saj, tregon se edhe ata po përballen me vështirësi në nxjerrje të dokumentacioneve për pensionet.

“Një nanë e një invalidi të luftës i cili ka vdekur pas lufte ka pasë nevojë që pensionin e djalit ta bartë tek vetja, ta merr pensionin prindi. Edhe mbi një vit e diçka nuk ka mundur me marrë pensionin për shkak qatyne dokumentave, për shkak qatyne problemeve është rasti i nënws së Shaqir Krasniqit nga një fshat i Klinës”, tha kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhaj.

Tëvë1 ka kërkuar edhe nga Prokuroria Speciale të dijë se pse janë duke u bërë këto vonesa, por që nuk kanë kthyer përgjigje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit