13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Qeveria ende nuk ka zbatuar vendimin e kushtetueses për skemat pensionale

- Advertisement -

Muaj më parë, Gjykata Kushtetuese ka shpalluar jokushtetuese dispozitat e Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shteti dhe Udhëzimin Administrativ të Qeverisë.

E si rrjedhojë, kjo gjykatë ka kërkuar ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji deri më 15 korrik të vitit 2023.

Mirëpo në rast se nga ana e Qeverisë nuk ndërmirren masat e rekomanduara, ky ligj do të shfuqizohet.

Meqënëse çdo vendim i dhënë nga Gjykata Kushtetuese është i detyrushëm për gjyqësorin, personat dhe insitucionet e Kosovës, edhe qeveria duhet ta zbatojë.
E në rast se nuk merren hapa në këtë drejtim, njohësi i çështjeve ligjore Anton Nrecaj, vlerëson se do të krijohet për herë të parë një rast i paprecedentë.
“Për herë të parë ndodh që institucionet, përfshirë qeverinë edhe kuvendin, nuk e respektojnë një vendim detyrues, obligues të Gjykatës Kushtetuese.Në rast se një situatë e tillë ndodh, atëherë natyrisht që ligji si i tillë nuk guxon dhe nuk duhet të aplikohet ose zbatohet si i tillë. Sepse nuk duhet të zbatohet një ligj i tillë përderisa nuk ka përfundu procesi i dekretimit të atij ligji”, thotë ai.

Në anën tjetër, edhe në Shoqatën e Pensionistëve kanë ankesa për shumën e të hollave që e marrin.

Derisa shprehin se nuk kanë pritshmëri për ndryshim të pensionit që marrin.

“Çasja e pensionerëve është shumë e keqe. Me ni pension që na e marrim kjo nuk është pension, është ndihmë sociale. Për punën që e kemi kry absolutikisht nuk jemi të knaqun me pensionin që e marrim. Qeveria nuk e di çka është tu ba, a mendon dicka për pensioner me rrit dicka apo jo”, shprehet Osman Zabërgja – pensionist

Tëvë1 ka tentuar të marrë një mendim edhe nga Qeveria përkitazi me këtë Ligj, por që kanë qenë të paqasshëm.

Projektligji për Skemat Pensionale, ishte i përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2021 dhe 2022 për miratim në Qeveri, por i njëjti nuk ishte miratuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit