Qeveria e Kosovës ka emëruar Bekim Hoxhën kryeshef të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Kryeministri Albin Kurti tha se nga procesi i rekrutimit për drejtor ekzekutiv, komisioni rekrutues ka bërë një punë profesionale në përzgjedhjen e kandidatit.
“Drejtimi i suksesshëm i kësaj agjencie është thelbësor për arritjen e objektivave strategjike në këtë sektor”.
Minsitri Peci tha se përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të jashtëm kanë qenë pjesë e komisionit rekrutues dhe tha se kanë zgjedhur kandidatin më të përgatitur për të marrë këtë post