1.3 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Qeveria emëron Bordin e ri të ShSKUK-së (Emrat)

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e ri të SHSKUK’së në mbledhjen e sotme.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ky emërim duhet të bëhet sepse bordit aktual i ka skaduar afati.

Meqenëse bordit të SHSKUK-së i ka skaduar afati, Ministria e Shëndetësisë e konsideron si të domosdoshme emërimin e bordit të ri, i cili është përgjegjës për performancen profesionale dhe afarizimin financiar të SHSKUK’së”, tha ministri.

Ai tha se bordi drejtues ka për detyrë të sigurojë mbarëvajtjen e gjithëmbarshme të punëve të SHSKUK’së.

Përbërja e këtij bordi është:

Dren Boshnjaku – Qendra Klinike Universitare

Tetore Olloni – Qendra Klinike Universitare Stomatologjike.

Rrezarta Bajrami – IKSHPK

Besim Demolli – Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt

Vjollca Kadolli – Shërbimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor

Naim Bardaqi – Ministria e Shëndetësisë.

Një ekspert i menaxhimit shëndetësor i zgjedhur në bazë të konkursit publik

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit