15.2 C
New York
Wednesday, May 7, 2025

Buy now

“Qeveria e VV-së me PDK-në” – Shpend Ahmeti jep tri propozime për të dalë nga ngërçi

- Advertisement -

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë tri propozime për të dalë nga ngërçi.

Ai tha se sipas tij janë tri opsione të paeksploruara deri më tash dhe tha që nuk pret të ketë koalicion me Nismën e Fatmir Limajt.

“Janë tri opsione, qeveria gjithëpërfshirëse, qeveria e VV me PDK-në ose zgjedhjet e reja. Ashtu siç e njoh unë Vetëvendosjen nuk bëjnë koalicion me Fatmir Limajn për të formuar qeverinë”, tha Ahmeti në klankosova

Ahmeti tha se “nuk ka shans që një qeveri ku VV është pjesë e saj mos me qenë Kurti kryeministër”.

Ndërsa, letra e Kurtit dërguar Abdixhikut sipas tij ishte “letër për t’u refuzuar”.

Të ngjashme

Të fundit