17.5 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

“Qeveria e re, vështirë pa koalicion”, Kuçi e PSD-së e ashpër me Konjufcën: Mashë e Kurtit për të zbutur qëndrimet

- Advertisement -

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka komentuar deklaratat e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me mundësinë e formimit të një koalicioni nga Lëvizja Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në FIVE të Dukagjinit, Kuçi e ka cilësuar Konjufcën si një “mashë të Kurtit” dhe “lubrifikues të VV-së”. Sipas saj, Konjufca shërben për të amortizuar efektin e vendimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe për të zbutur qëndrimet që Kurti nuk dëshiron t’i pranojë si gabime.

“Glauku është lubrifikues i VV-së. Glaukun e kemi aty, për sa herë Kurti bën gabime, e qet Glaukun për tu dok pak me i zbutur e racional. Glauku nuk është hiq më shumë sesa një dorë ë zgjatur e Kurtit për të bërë pazare. Në kuptimin e zbutjes së qëndrimeve që Kurti nuk dëshiron të thotë kam gabuar. Por, për ketë e ka mashën e vet, Glaukun”, ka thënë Kuçi.

Ndryshe nga akterë tjerë të VV-së, Konjufca ka thënë se Vetëvendosje nuk mund ta formojë e vetme qeverinë e re pa koalicion.

Të ngjashme

Të fundit