Analistja politike Magbule Shkodra ka shprehur shqetësim lidhur me krizën e vazhdueshme politike në Kosovë dhe pasojat që mund të ketë kjo për funksionimin e institucioneve.
Në “Click” të RTV21, ajo paralajmëroi se nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë, Kosova mund të mbetet pa qeveri deri në janar, ose madje edhe më gjatë, deri sa të përfundojë mandati i presidentes aktuale.
“Ne ndoshta do të mbesim pa qeveri deri në Janar , ose do të shtyhet [formimi i saj] deri sa t’i përfundojë mandati presidentes,”, tha Shkodra.