1.1 C
New York
Sunday, February 22, 2026

Buy now

“Qeveria e re e Kosovës të mos jetë refuzuese”, flet kandidati shqiptar për deputet në Gjermani

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga Unioni Socialdemokrat në Gjermani, Deli Balidemaj, ka komentuar rreth letrës që kancelari Friedrich Merz i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti, i cili u rizgjodh në këtë post, si dhe për pritjet e shtetit gjerman nga Qeveria e re e Kosovës.

“Të gjitha raportet, respektivisht, të gjitha premtimet ose marrëveshjet të cilat janë realizuar gjatë kohës janë premtime të cilat edhe duhet të futen në funksionalitet”, ka thënë Balidemaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Gjithsesi që qeveritë e Kosovës, të ndryshme, kanë bërë marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk do të thotë që një Qeveri e cila është e re tani, ose e cila ka ndryshuar, duhet t’u ikë marrëveshjeve të tilla, por në dialog me Gjermaninë dhe bashkësinë ndërkombëtare duhet të arrihen qëllimet të cilat janë që Kosova ta ruajë së pari integritetin territorial, por edhe sigurinë si të tillë”.

“Pritjet e Gjermanisë janë se Qeveria e re thjesht të jetë më konstruktive, që i bie sipas neve që duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve, duhet të bashkohet me bashkësinë ndërkombëtare, nuk duhet të jetë refuzuese, respektivisht me bashkësinë ndërkombëtare. Ashtu sikurse është çliruar Kosova, ashtu edhe të vazhdohet me ndërtimin e shtetit”.

Të ngjashme

Të fundit