16.9 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Qeveria e pranon rritjen e tarifave për rrymën me një komunikatë të gjatë

- Advertisement -

Në një komunikatë të gjatë të publikuar mbrëmjen e së premtes, Qeveria në detyrë, më konkretisht Ministria e Ekonomisë, pranon rritjen e tarifave për energjinë elektrike.

Njoftimi i Qeverisë Kurti, i cili përmban mbi 900 fjalë, anise nuk përmend fjalët “për” apo “kundër”, tregon se rritja e tarifave pranohet, me vetëm një kundërshtim.

Ministria e Ekonomisë ka thënë se “konsideron” që rritja nuk duhet të prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh.

“Në këtë drejtim, konsiderojmë se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe të shtohet numri i brezeve (blloqeve) të konsumit për konsumin mbi 800 kËh. Këto, duke marrë parasysh analizat tona të trendeve dhe shpërndarjes së konsumit të cilat i përmbledhim shkurtimisht më poshtë” – thuhet mes tjerash aty.

Ndërkohë, në fillim, komunikata citon raportet e publikuara nga Zyra e Rregullatorit të Qeverisë:

“Më 14 mars 2025, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), rregullator i pavarur i sektorit, ka publikuar raportet konsultative lidhur me shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025. Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë analizuar raportet dhe trendet në sektor. Komentet dhe sugjerimet tona drejtuar ZRrE-së në konsultim publik përqendrohen kryesisht në dy drejtime: mënyrat se si mund të ulet niveli i propozuar i rritjes; dhe shpërndarja e barrës së rritjes brenda grupeve të konsumatorëve. Në këtë drejtim, konsiderojmë se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh dhe të shtohet numri i brezeve (blloqeve) të konsumit për konsumin mbi 800 kWh. Këto, duke marrë parasysh analizat tona të trendeve dhe shpërndarjes së konsumit të cilat i përmbledhim shkurtimisht më poshtë”.

Më pas, ministria e Ekonomisë tenton të lavdërohet duke thënë se :kanë ndërmarrë” veprime për të kufizuar ndikimin në tarifa të konsumatorëve.

“1. Çmimi i shitjes së energjisë elektrike nga KEK-u nuk është rritur këtë vit, dhe as përgjatë viteve të kaluara. Duke qenë prodhuesi kryesor i energjisë eletrkike në Kosovë, kjo ka konribuuar për të frenuar rritjen e çmimit për qytetarët e bizneset. Gjatë vitit 2024 KEK ka pasur prodhim 7% më të lartë krahasuar me vitin paraprak (sipas të dhënave nga KOSTT dhe KEK).

2. Në vitet 2022-2024 është stabilizuar dhe kthyer mbrapsht edhe trendi i rritjes së sasisë së importit që ishte në rritje që nga viti 2017. Përderisa sasia e importit në Kosovë në periudhën 2017-2021 është rritur mesatarisht 18.1% në baza vjetore (sipas të dhënave nga KOSTT), përgjatë 3 viteve të fundit është ulur mesatarisht për 3.3% .

3. Konsumi i amvisërive, që po rritej me ritme jashtëzakonisht të larta në periudhën (2017-2021), duke rritur edhe nevojën për import, tashmë është stabilizuar. Që nga heqja e bllok-tarifës nga ZRrE më 2017, amvisëritë rritën konsumin për mesatarisht 7.2% çdo vit, duke rritur edhe nevojën për import. Nga ana tjetër, në 3 vitet e fundit, me zbatimin e investimeve në efiçiencë të energjisë nga Qeveria dhe vendosjen e bllok-tarifës nga ZRrE, konsumi i amvisërive është rritur për më pak se 0.2% mesatarisht. Madje, kjo përkundër kyçjes në sistem të 63 mijë shtëpive e banesave të reja.

4. Megjithatë, të dhënat e disagreguara tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e konsumit gjatë dimrit vjen nga një përqindje e vogël e konsumatorëve. Për shembull, në nëntor 2024, 12% e amvisërive (me konsum mbi 1000 kËh) kanë konsumuar 39% të energjisë elektrike të gjithëmbarshme; ose, në janar 2025, 9% e konsumatorëve (me konsum mbi 2000 kËh) kanë konsumuar 29% të energjisë së gjithëmbarshme elektrike, dhe më shumë se të gjithë konsumatorët që kanë shpenzuar nën 800 kËh së bashku (sipas të dhënave nga furnizuesi).

5. Konsumi i bizneseve në treg të rregulluar është rritur mesatarisht për 6.5% në tri vitet e fundit, që reflekton aktivitet të shtuar ekonomik në vend. Me rritjen shumë më të shpejtë të konsumit të bizneseve, dhe me konsum stabil të amvisërive, pjesëmarrja e bizneseve ka në konsumin e energjisë elektrike në treg të rregulluar ka arritur rekordin 38%, nga 31.9% e 32.9% sa ishte në vitet 2020-21”.

Krejt në fund, ministria tenton të tregojë se çka ka ndikuar në rritjen e propozuar të tarifave.

Theksojmë se partitë opozitare fillimisht kundërshtuan këtë propozim për rritjes, bashkë me shumë njohës të ekonomisë.

Të premten ndërkaq, presidenca e Kosovës doli haptas me kundërshtim ndaj kësaj rritje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit