23.5 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Qeveria e përkohshme në thonjëza ka dallim!’, Rubin e korrigjon gjykatësin kur pyetet për rolin e Thaçit

- Advertisement -

Në pjesën e fundit të dëshmisë së tij për sot, ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, u pyet për qeverinë e përkohshme funksionale të Kosovës dhe foli për rolin e Hashim Thaçit.

Gjykatësi e pyeti Rubinin se a e konsideronte administrata e atëhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Thaçin si drejtues të ushtrisë dhe kryeministër të qeverisë së përkohshme.

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan u përgjigj menjëherë, e madje e korrigjoi trupin gjykues se në pyetjen që iu bë, ekzistojnë thonjëzat sa i përket asaj qeverie, e të cilat e bëjnë një dallim të madh, transmeton Klankosova.tv

Gjykatësi: “Sipas tyre, Thaçi ishte drejtues i UÇK-së dhe kryeministër i qeverisë së përkohshme të Kosovës. Kështu e konsideronte administrata e SHBA-së?”

Rubin: “Unë dua të theksoj se qeveria e përkohshme është në thonjëza!

Gjykatësi: “Po, që ishte drejtues i UÇK-së?”

Rubin: “Po edhe unë e kam konsideruar drejtues, një nga drejtuesit e UCK-së. Por ju s’po i përmendmi thonjëzat, thonjëzat këtu bëjnë një dallim të madh. Edhe personi që ka raportuar, qeverinë e përkohshme e ka futur në thonjëza, sepse ne nuk e kishim njohur këtë qeveri, pra janë fjalë të transkriptuesit.

Dëshmia e Rubin do të vazhdojë edhe nesër, përkundër që i kërkoi gjykatës që të përmbyllet sot, për çka ishte i gatshëm, por që gjykatësi tha se kanë ‘punë’ edhe të mërkuren. /Klankosova.

Të ngjashme

Të fundit