Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është shprehur i bindur se Albin Kurti nuk i ka numrat.
Ai është pyetur në “Pressing” të T7, nëse PDK në një diskutim me LDK e AAK do të lëshonte postin e kryeministrit.
Krasniqi tha se beso te Bedri Hamza, e nëse PDK do të dilte e treta as nuk do ta diskutonte çështjen e pozitës së kryeministrit.
“Me të thënë të drejtën diskutimet bëhen në zyret ku takohemi, me krejt respektin për studiot tuaja, me mirësjellje e thash sikur të ishin të tjerët të dytët nuk e kisha diskutu të drejtën me qenë në pozicionin e kryeministrit. Ka dasht qytetari me qenë PDK dhe Bedri Hamza. Me thënë të drejtën unë edhe i besoj më shumë Bedri Hamzës se duhet me qenë kryeministër në këtë fazë dhe mundet me bë punën më të mirë dhe që është kryeministri më i mirë që mundemi me pas sot. Në këto takime që do ndodhin, po besoj, ka mjaftueshëm argumente pse duhet me qenë Bedri Hamza kryeministër”, ka thënë Krasniqi.