Home Opinione Qeveria e Kurtit, qeveri kundër shtetit me logjikën e despotizmit vetëshkatërrues

Qeveria e Kurtit, qeveri kundër shtetit me logjikën e despotizmit vetëshkatërrues

0
Qeveria e Kurtit, qeveri kundër shtetit me logjikën e despotizmit vetëshkatërrues

Shkruan: Besa Ismaili

Ekziston një lidhje e thellë mes letërsisë dhe politikës, të vërtetuar dhe shtjelluar shumë herë, madje me shekuj.

Por ajo çfarë më ka rënë në sy, është përdorimi i interpretimeve letrare në analizat politike në kontekstin kosovar. Këtë e bëjnë duke filluar nga zyrat e pushtetit për propagandë, deri tek opinionistët, deri tek studijuesë dhe studentë të rinj në diasporë dhe vend.

Termet si: supremacia amerikane, anti/imperializmi, anti/kolonializmi, rezistenca ndaj westernizimit, e të ngjashmet, që u futën në zhargonin debatues në diskursin publik që nga ardhja në pushtet e Kurtit, kanë origjinën në teoritë letrare. Si studijuese e letërsisë angleze, unë kam bërë mos të them 100 këso analiza të teksteve letrare, me këto teori. Universitetet në SHBA janë përplot me studime të tilla. Amerikanët vet kanë zhvilluar më shumë se kushdo tjetër studime dhe literaturë mbi këto koncepte. Dhe në rregull jemi deri këtu.

Por, ajo që unë e shoh si huqje është narrativa me të cilën po ushqehen masat dhe vetushqehen ata që po i përdorin ato në kontekstin kosovar. Për shembull po lexoj në twitter sesi Albin Kurti po demaskon Perëndimin, Amerikën, etj. dhe është politikani i vetëm në Ballkan që e ka bërë ndonjëherë; ua hoqi maskat e hipokrizisë amerikanëve, e të tjera.

Huqja, gjithnjë sipas mendimit tim, qendron në zbërthimin e kontekstit politik kosovar me syza letrare (e edhe për to fare pak dinë) dhe jo përmes teorive politike apo filozofisë politike.

Vetëm nëse fillojnë të analizojnë politikën me syza të analizës politike do të fillojnë të kuptojnë më drejt p.sh rivalitetin gjeopolitik në veriun e Kosovës. Vetëm atëherë do të fillojnë të kuptojnë që atje nuk është fushëbeteja Kurti/LVV vs opozita, madje as Kosova dhe Serbia, por është fushëbetejë e perëndimit dhe Rusisë.

Dhe besoj kur ta kenë këtë fakt të qartë, pra kush janë rivalët gjeopolitik, do të reflektojnë për argatllëkun që po bëjnë, e që unë dua të besoj se nuk e kanë të qëllimshëm por e kanë nga mosdija.

Bazike siç edhe tingëllon, politika kuptohet përmes koncepteve politike, sikur që edhe diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kanë kornizën e vet studimore.

Se këndejmi, ta bësh antiamerikanin, kurrizorin e fortë politik, mospërfillësin, përçarësin në patriotë dhe tradhëtarë, ridefinimin e miqve dhe armiqve, injoruesin e krejt çfarë vjen nga SHBA & BE, lavdaqin në rrethana lufte në të cilën gjendet bota dhe rrethana izolimi në të cilën gjendet Kosova, sipas teorive politike i bie të jetë:
Shovenism,Anarki,Autokraci, Diktaturë, etj. menyja është e gjerë.

Dhe ja përshembull unë, pushtetin e Albin Kurtit qeverisjen e Lëvizjes VetVendosje deri sot, me aq sa unë di, e uroj unë të jem gabim dhe jo të tjerët, e kuptoj si: Qeveri Kundër Shtetit me logjikën e despotizmit vetshkatërrues.

Asgjë më ndryshe nuk jam bindur ende deri tani, po pres, e hapur jam për të më demantuar dikush.

Exit mobile version