30.2 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrantëve të dëbuar nga SHBA-ja

- Advertisement -

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve nga vende të treta, si pjesë e një marrëveshjeje ndërmjet dy qeverive.

Këtë për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Në përgjigjen zyrtare të kësaj ambasade thuhet: “Jemi mirënjohës ndaj partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të tyre në vendet e origjinës. E mirëpresim bashkëpunimin në këtë përparësi kyçe të Administratës Trump”.

Tutje, në përgjigje theksohet se zbatimi i politikave të imigracionit të Administratës Trump është një përparësi kryesore për Departamentin e Shtetit.

“Angazhimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është thelbësor për të parandaluar migrimin e paligjshëm dhe në masë, si dhe për të siguruar kufijtë tanë. Partnerët e SHBA-së dhe udhëheqësit rajonalë po punojnë ngushtë me ne për t’i dhënë fund krizës së migrimit të paligjshëm dhe në masë. Siç ka thënë Sekretari Rubio, mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të ndaluar migrimin e paligjshëm dhe në masë dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës”, përfundon përgjigja e ambasadës, njofton Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit