-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Qeveria e Kosovës ndriçohet me flamurin e LGBT-së, Kurti ka një mesazh

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës është ndriçuar nga flamuri shumëngjyrësh, duke shënuar kështu Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Ky veprim vjen si solidarizim me personat e komunitetit LGBTIQ+.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, postoi një fotografi të ndërtesës së Qeverisë me flamurin shumëngjyrësh, derisa tha se jemi të gjithë barabartë, edhe nëse dallojnë në besim apo orientim.

“Sot ne shënojmë #IDAHOT, një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, shkroi Kurti në Twitter.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit