1.3 C
New York
Sunday, March 1, 2026

Buy now

Qeveria e Kosovës mbështet veprimet e ShBA-së ndaj regjimit të Iranit, Kurti mbrëmë mblodhi Këshillin e Sigurisë

- Advertisement -

Me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, mbrëmë vonë u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, takimi u thirr për të diskutuar zhvillimet në Lindjen e Mesme, përfshirë operacionin ushtarak “Epic Fury” të SHBA-së kundër Iranit.

Kurti ritheksoi mbështetjen e institucioneve të Kosovës për aleatët strategjikë, në veçanti për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Republika e Kosovës, në përputhje me orientimin euroatlantik, mbështet veprimet e ndërmarra nga SHBA-të ndaj objektivave të regjimit të Ajatollahëve në Iran,” thuhet në njoftim.

Qeveria shprehu solidaritet me popullin iranian dhe aspiratat e tyre për liri dhe të drejta themelore.

Institucionet kanë ndërmarrë masa për ruajtjen e rendit dhe po monitorojnë situatën.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të informohen vetëm nga burime zyrtare dhe të mos bien pre e dezinformatave,” thekson ZKM.

Të ngjashme

Të fundit