Një studente kosovare në Izrael, e ftuar në FRONTAL në T7 ka treguar për sigurinë që është atje pas sulmit që është bërë ndaj Iranit.
Studentja ka treguar në këto raste zakonisht u shkon një mesazh në telefon si lloje alarami paraprakisht, porse e njëjta s’ka ndodhur në rastin e sotëm.
Ajo po ashtu ka treguar se për shkak të situatës aktuale, shkollat kanë qenë të mbyllura dhe ka pasur lëvizje të pakta në qytet.
‘‘Kur kemi pas alarame përpara, na ka ardh një alaram në telefon paraprakisht që me na tregu që me shku në strehimore. Amo sot në ora 3 ka pas alaram pa tregu paraprakisht, veç u dashtë me shku në strehimore shpejt. Izraeli për me marr masa iu ka tregu krejtve njerëzve rrini në strehimore deri sa të ju themi në me dalë. Kemi nejt në strehimore deri në 20 minuta. Kah ora 8 veç kemi dalë jashtë. Në shkollë nuk kemi shku sot, qeveria e izraelit nuk i ka leju nxënësit me shku në shkollë as me punu, rrugët kanë qenë të mbyllura, nuk ka pas shumë lëvizje në qytet. Prapë jemi në pritje për një alarm tjetër’’, ka thënë ajo mes tjerash.