4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Qeveria e emëron drejtoreshë në ministri “tezaken” e presidentes Osmani

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës, ashtu siç kishin raportuar mediet paraprakisht, e ka miratuar sot propozim-vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për emërimin e Venera Çerkinit, vajzës së tezës të presidentes Vjosa Osmani, në pozitën e drejtoreshës së një agjencie brenda Ministrisë së Bujqësisë.

Venera Çerkini është përzgjedhur kandidatja më e suksesshme për pozitën e drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë (AZhB), sipas vlerësimit të një komisioni shtetëror pranues të themeluar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka propozuar sot vendimin për emërimin e Venera Çerkinit në pozitën e drejtoreshës së AZhB-së. Kabineti qeveritar e ka miratuar me shumicë të votave propozimin e Sveçlës.

Emërimi i Çerkinit në këtë pozicion është në shpërputhje të madhe me vlerësimin që e kanë bërë britanikët në këtë konkurs. Kjo pasi që në vlerësimin e ekspertëve të Ambasadës së Britanisë në Kosovë, Çerkini nuk është as në listën e ngushtë të kandidatëve që do të duhej të zgjidheshin në këtë pozitë.

Në vlerësimin e bërë nga britanikët shihet se dy kandidatët që mund të emërohen në këtë pozitë, të cilët kishin marrë mbi 70% të pikëve ishin Menderes Ibra dhe Muzafer Luma.

Mendres Ibra është vlerësuar me 70.25%, kurse Muzafer Luma me 70%. Në mesin e të vlerësuarve nga britanikët nuk është as Lebibe Haliti, motra e deputetit të Vetëvendosjes, Enver Haliti. Haliti në anën tjetër, nga rezultat e shpallura nga konkursi del në mesin e 3 kandidatëve më të vlerësuar.

Pra, tezakja e presidentes Osmani në vlerësimin e britanikëve nuk është në mesin e kandidatëve që do të duhej të zgjedheshin në pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Presidentja Osmani, po ashtu, tashmë ka punësuar vëllain në Bankën Qendrore.

Në të kaluarën, Presidenca e udhëhequr nga Osmani e kishte favorizuar në një tender edhe shokun e babait të saj, ndërsa muaj me pas me tender e kishte shpërblyer edhe shoqen e motrës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit