3.8 C
New York
Monday, December 22, 2025

Buy now

Qeveria e “duarve të pastra” me 13 kandidatë të përfshirë në raste penale (VIDEO)

- Advertisement -

 

Albin Kurti, gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2021, kishte deklaruar se në qeverinë e tij nuk do të kishte vend për ministra apo zyrtarë me aktakuzë apo probleme me ligjin. Ai e kishte cilësuar këtë si vijë të kuqe në luftën kundër korrupsionit dhe skandaleve.

Ardhja e tij në pushtet u premtua se do të shënonte zero tolerancë ndaj korrupsionit, përgjegjësi politike dhe dorëheqje të menjëhershme për çdo zyrtar që përballet me drejtësinë.

Por sot, si kryeministër, realiteti i pushtetit duket se ka zbutur standardet që dikur i konsideronte të panegociueshme.

Në qeverinë që ai drejton, disa ministra janë përballur ose vazhdojnë të përballen me procese gjyqësore dhe aktakuza, për raste që lidhen pikërisht me kohën sa ishin në opozitë.

Paradoksi bëhet edhe më i thellë kur kujtohet se vetë Kurti, më 3 janar të vitit 2018, sa ishte deputet në opozitë, u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht për veprat penale “përdorim i armës” dhe “pengim i personit zyrtar”.

Sot, standardi që dikur kërkonte largimin e menjëhershëm nga funksioni publik, nuk zbatohet më me të njëjtën rreptësi. Nga “hajnat në burg” te qeverisja me ministra nën hetim apo aktakuzë, duket se rruga e drejtësisë është më e lehtë kur je në pushtet.

Së fundmi, Kurti refuzoi t’i përgjigjet thirrjeve të Prokurorisë Speciale, për të dëshmuar lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Ndiqni video me të gjitha detajet:

 

 

Të ngjashme

Të fundit