25.3 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Qeveria do t’i financoj 396 specializantë: 21 janë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci e Mali i Zi

- Advertisement -

Qeveria sot ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e pagesës së 375 specializantëve.

Sot qeveria mori vendim të miratohet kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për aprovim të 375 specializantëve me vetëfinancim dhe 21 specializantëve nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Mali i Zi.

“Pagesa e specializantëve me vetëfinancim do të ndikojë pozitivisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithpërfshirëve duke u mundësuar kështu qytetarëve qasje më të shpejtë, më të lehtë dhe më cilësore në shërbimet shëndetësore”, tha ministri.

Vitia tha se duan t’i paguajnë edhe specializantët shqiptarë që vijnë nga rajoni dhe dispora në mënyrë që “këta specializantë të mos ndahen nga specializantët e Kosovës”.

Ministri gjithashtu kujtoi se numri i kuadrove profesionalë shëndetësorë është i ulët.

Të ngjashme

Të fundit