20.7 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Qeveria diskriminoi komunat opozitare, Dugolli i VV-së: Nuk po vuajnë për buxhet

- Advertisement -

Instituti GAP ka publikuar analizën e Projektit Buxheti 2024, duke hedhur dritë mbi investimet e reja kapitale në nivel qendror dhe ndarjen e tyre nëpër komunat e Kosovës. Në publikim vihet re se qeveria Kurti vazhdon t’i favorizojë komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV) në investimet e reja kapitale për vitin 2024. Nga ana tjetër, për një sërë komunash që udhëhiqen nga opozita, nuk është ndarë asnjë cent. Kjo ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita. Zyrtarët e opozitës e kanë quajtur këtë “hakmarrje politike”.

Megjithatë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, deklaroi në RTK se komunat nuk vuajnë për buxhet.

Dugolli kritikoi komunat se, sipas tij, po “bëjnë lëshime dhe gabime tek realizmi i buxhetit.”

“Kur flasim për buxhetin është mirë ta kemi komplet pikturën edhe të shpenzimeve edhe të planifikimeve, nuk janë duke vuajtur komunat për buxhet, buxhet ka të mjaftueshëm, por kur të kthehemi tek realizimi i projektit, atij buxheti gjithmonë, pasqyrat e auditorëve i nxjerrin me një mal gabime, lëshime e të pa arritura”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit